Përshkrim
Llaç strukturor i klasës R4, tiksotropik, i përforcuar me fibra, me bazë çimentoje, i aplikuar në një shtresë të vetme nga 3 deri në 40 mm të trasha, për riparimin dhe zbutjen e betonit.
KLASIFIKIMI
Sipas metodes EN 1504-3 ("Riparime strukturore dhe jo strukturore") eshte klasifikuar ne klasen R4..
BAZA E PRODUKTIT
- Cimento gri / Cimento me tharje te shpejte;
- Rere quartzi me granulometri te percaktuar;
- Përmban agjentë hidrofobik;
- I pasuruar me rezina sintetike si edhe me additive shtesë për përmiresimin e punueshmërise dhe fortësise së produktit;
PËRDORIMI
- Riparime strukturore mbi siperfaqe të brendshme dhe sipërfaqe të jashtme horizontale dhe vertikale prej betoni, shtylla dhe traret e betonit, qoshet, skajet e ballkoneve dhe siperfaqe te tjera që kërkojnë dhe elementët që kërkojnë performancë të lartë mekanike;
- I përshtatshëm për riparimin e strukturave të ekspozuara në hapësirë të hapur ajri dhe në kontakt të përhershëm me ujin.
- Riparime te shpejta ne siperfaqet e llacit dhe betonit te cilat kane difekte, vrima;
- Riparime te shtyllave te betonit te demtuara nga forca mekanike apo nga termetet.
KARAKTERISTIKAT
- Komponenti A - Material në formë pluhuri me bazë: çimento, rëre quartzi me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetiv special i cili, kur perzjehet me uje, siguron një përzierje që është e lehtë për t’u aplikuar në sipërfaqe me mistri;
- Force ngjitese dhe rezistencë të lartë mekanike ne substratet e betonit;
- Pa rrëshkitshmëri vertikale;
- I pershtatshem per aplikime te brendshme dhe te jashtme nga 1-5 mm;
- Karakterizohet nga hidrofobiciteti i larte, pra eshte i papershkueshem nga uji;
- Rezistencë e lartë ndaj karbonizimit dhe korrozionit;
- Rezistence e larte termike ndaj cikleve ngrirje – shkrirje;
- Ka stabilitet te madh dhe rrezik i ulet per plasaritje.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.