#hellomrfix PROMO

Promo #hellomrfix

Përfitoni dhurata me Mrfix “Promo” kategorinë e produkteve. Në cdo pikë shitje ku do të gjeni produktet tona do të gjeni edhe broshurën e informacionit.
Si funksionon?

Produktet e kategorisë "Promo" janë të dallueshme përmes etiketës Promo në ambalazh. Në faturën shoqëruese drejtuar klientit do të gjenden të specifikuara produktet e porositura, të cilat janë pjesë e kësaj kategorie.

Cdo Muaj do të bëhet nga kompania „EDER TRADE" konsolidimi i llogarisë së klientit duke evidentuar nga sistemi sasinë e pikëve qe klienti disponon bazuar në kartelën e produkteve që ai ka tërhequr gjatë atij muaji. Ky total pikësh është në dispozicionin tuaj si formë skontoje për të përfituar si më poshtë: Pasi keni marrë njoftimin me shkrim SMS, nga kompania “EDER TRADE”, duhet të konfirmoni po me shkrim me anë te një SMS tek i njejti numër duke specifikuar:

1. Dëshironi dhuratën/dhuratat që keni fituar me anë të kodeve specifike të përcaktuara në (katalogun / broshurën) e dhuratave. Nga momenti i marrjes së konfirmit me SMS kompania EDER TRADE brenda 5-10 ditësh, mundëson dërgesen e dhuratës/dhuratave tek klienti dhe njëkohësisht klienti merr një sms njoftues mbi totalin e ri të pikëve të aktualizuar duke zbritur pikët e dhuratave të përfituara nga klienti.

2. Dëshironi të përfitoni produkte dhe në vlerë të njëjtë me totalin e pikëve të konvertuara në lek duke perdorur kursin „1 Pikë = 1 lek“. Pasi keni specifikuar se totalin e pikëve të konvertuar në lek e dëshiron zbritje nga fatura e radhës, kompania EDER TRADE dërgon tek klienti një sms njoftues mbi totalin e ri të pikëve të aktualizuar duke zbritur pikët përkatese të cilat klientit i janë bere skonto tek fatura e radhës.

3. Dëshironi ti përdorni pikët në një moment tjetër. Kompania „EDER TRADE“ aktualizon llogarinë e pikëve të klientit duke shtuar mbi totalin aktual te pikëve të gjitha pikët e përfituara në periudhën në vazhdim sipas porosive të produkteve Promo nga klienti.

Shënim: Njoftimi mbi totalin e pikëve tek klientet me anë të SMS nga EDER TRADE për shkak transparencë dhe vizibiliteti bëhet në mënyre automatike cdo muaj kalendarik nga dt 1-3 dhe cdo herë që kërkohet nga klienti për arsye te vecanta, por jo më shpesh se 2-3 herë brenda të njëjtit muaj.

Postimet e fundit:

Udhëzues për Materiale Ndërtimi për Ndërtim dhe Rinovim

Zgjedhja e materialeve të duhura të ndërtimit është një nga vendimet më të rëndësishme në çdo projekt ndërtimi ose rinovimi. Materialet ndikojnë jo vetëm në pamjen e një hapësire kur puna është përfunduar, por edhe në performancën e mirë të mureve, dyshemeve, fasadave dhe zonave të lagura me kalimin e kohës. Rezultatet më të mira rrallë vijnë nga zgjedhja e...

Lexo më shumë »

Si të niveloni një dysheme të parregullt përpara aplikimit të shtresës përfundimtare

Kati Leveling: Si për të Përgatitur një të Pabarabartë Dysheme për një të Qetë dhe të Qëndrueshme të Përfundojë Një e mirë e katit të përfundojë fillon nën sipërfaqe të dukshme. Nëse një projekti përfundimisht do të përdorni parket, qilim, PVC ose në një tjetër parket sistemit, një pabarabartë bazë mund të krijojë probleme me instalimin, pamjen dhe afat-gjatë performancës. Dallime të vogla

Lexo më shumë »