Cfarë është termoizolimi?

Rinovimi i plotë ose ndërtimi i ndërtesave për shkak të kërkesave të reja që ato të jenë efikase në energji, ekologjike, miqësore dhe të ndërtuara me materiale dhe teknologji të qëndrueshme. Sistemi ynë ju ofron izolim për ndërtesat tuaja, përmirëson cilësinë e jetës dhe kontribuon drejtpërdrejt në kursimin e energjisë dhe zvogëlimin e emetimeve të gazrave në atmosferë.

Si funksionon?

• Së pari: Hiqni të gjitha papastërtitë dhe pastroni sipërfaqen.

Vendosni ngjitësin TERMOFIXpllakat e termoizolimit përgjatë buzës në një vijë të pandërprerë dhe midis pllakave më tej në 4-6 vende, me pika ose shirita e kështu me radhë. Për të përmirësuar ngjitjen e substratit, sipas nevojës, më përpara të mbushet me polimerin FIXACRYL, FIXGRUND S, FIXAGRUND A, FIXAGRUND DEEP, të holluar me ujë.

• Në varësi të sipërfaqes dhe kërkesave të ndërtesës, domethënë peshës së pllakave izoluese, ne bëjmë më tej ankorimin ,në cepat dhe qendër me 6-8 upa për m2, të gjitha cepat dhe skajet nëpër dritare dhe dyer i përforcojmë me profile këndore , ndërsa cepat e dritareve dhe dyerve edhe më tej me shirita rrjete xhami.

• Përseri, vendosim  ngjitësin TERMOFIX, në të cilin kompresojmë rrjetën e xhamit përforcuese.

• Pas 2-3 ditësh aplikojmë shtresën e dytëngjitësit dhe presim të thahet.

• Pas rafinimit të sipërfaqes ngjitëse është koha për të vendosur shtresën përfundimtare. Para kësaj, rekomandohet të vendosni një shtresë të Ecofix astarit universal.

• Shtresa përfundimtare është Dekofix Akryl ose Silikon, një suva me shtresë të hollë e bazuar në lidhësa akrilikë. Përdoret për përpunimin dekorativ të fasadave. Ka një strukturë karakteristike, të plotë (të lëmuar) ose me gërvishtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqSQ